Siçilia e mbytur nga uji
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116318-siçilia_e_mbytur_nga_uji
Stuhitë dhe shirat e dendur në Siçili të Italisë përmbytën disa qytete të provincës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 28, 2021 09:08 Europe/Tirane

Stuhitë dhe shirat e dendur në Siçili të Italisë përmbytën disa qytete të provincës.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran-Press, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Siçili, në jug të Italisë, kanë shkaktuar humbje financiare dhe njerëzore. Përmbytjet në Catania kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas raportit, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Siçili të Italisë, çuan gjithashtu në shkatërrimin e makinave dhe lanë disa njerëz të pastrehë.  Përveç Sicilisë, katër provinca jugore janë në gatishmëri, sipas Agjencisë Italiane të Menaxhimit të Emergjencave. Sipas meteorologëve, reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Italisë edhe në ditët në vijim. Në të njëjtën kohë me stuhinë dhe shiun e dendur në Siçili të Italisë, vullkani Athena në periferi të Catania u riaktivizua nga një shpërthim i madh.