Bashkimi Evropian e fton Britaninë të vetëpërmbahet nga përballja
(last modified Mon, 01 Nov 2021 14:28:09 GMT )
Nëntor 01, 2021 15:28 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian e fton Britaninë të vetëpërmbahet nga përballja

Zv/kryetari i Komisionit Evropian në mesin e tensioneve me Britaninë për të drejtat e peshkimit në ujërat e përbashkëta pas zbatimit të Brexit-it dhe tranzitin e mallrave nëpërmes Irlandës Veriore, ka deklaruar se Londra nuk duhet të hyjë në rrugën e përballjes me Bashkimin Evropian.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Marosh Chef Çoviç, zv/kryetari i Komisionit Evropian, pretendoi se Britani po synon konflikt me Bashkimin Evropian në lidhje me marrëveshjen e Brexit. Ky funksionar i Bashkimit Evropian ka kërkuar nga David Frost, ministrin këshilltar për çështje të Brexit në Britani që të tërhiqet nga qëndrimi i tij i mëparshëm dhe të marrë parasysh propozimet e BE në fushën e reduktimit të kontrollit mbi mallrat britanike të cilat hyjnë nëpërmes Irlandës Veriore.

Megjithatë David Forst, ministri britanik për çështje të Brexit, së fundi në reagim ndaj kundërshtimit të BE-s me planin e Londrës për reformimin dhe plotësimin e mangësive të marrëveshjes Brexit në lidhje me të ardhmen e Irlandës Veriore, ka akuzuar palën evropiane për sabotime dhe për mbajtjen e qëndrimeve kundër Britanisë.

Britania pas largimit nga Bashkimi Evropian dhe nga tregu i bashkuar i këtij rajon, po përballet me probleme të konsiderueshme dhe serioze për dërgimin e mallrave në Irlandën Veriore që konsiderohet pjesë e territorit të Britanisë, por ndjek ligjet e Bashkimit Evropian. Prandaj disa herë ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve me palën evropiane në lidhje me këtë çështje, mirëpo BE nuk është e interesuar të ndryshojë marrëveshjen e Brexit dhe i ka kërkuar palës britanike që të heqë dorë nga kërcënimet.

Tags