Udhëheqësit botërorë nën presion për të shmangur katastrofën klimatike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116602-udhëheqësit_botërorë_nën_presion_për_të_shmangur_katastrofën_klimatike
Udhëheqësit globalë që po marrin pjesë në samitin G20 për klimën në Glasgou janë vendosur përballë diskutimeve të tensionuara mbi mënyrën se si do zgjidhet çështja e ndryshimeve klimatike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 01, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Udhëheqësit botërorë nën presion për të shmangur katastrofën klimatike

Udhëheqësit globalë që po marrin pjesë në samitin G20 për klimën në Glasgou janë vendosur përballë diskutimeve të tensionuara mbi mënyrën se si do zgjidhet çështja e ndryshimeve klimatike.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, mikpritës i konferencës, ka paralajmëruar se bota është në "një hap para katastrofës natyrore". Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se samiti për klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë duhet të jetë "fillimi" i një dekade të ambicieve drejt trajtimit të ndryshimeve klimatike. "Askush prej nesh nuk mund t'i shpëtojë më të keqes nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment", tha Biden duke iu drejtuar pjesëmarrësve në samit. Ekonomitë e mëdha duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Brazilin përballen me presion për të ashpërsuar angazhimet e tyre për çështje si qymyri dhe shpyllëzimi. Qëllimi është të mbajmë ngrohjen e kufizuar në 1.5C, ose në rastin më të keq 2C, deri në vitin 2100, por ne jemi në rrugën e duhur për 2.7C, që OKB thotë se do të rezultonte në "katastrofë klimatike".  Vendet më pak të zhvilluara po u bëjnë thirrje vendeve më të pasura për t'u dhënë atyre fondet e premtuara për t'u marrë me ndikimet shkatërruese. "Ndryshimet klimatike tashmë po shkatërrojnë botën”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se çdo ditë që vendet nuk veprojnë atëherë kostoja rritet. Duke marrë parasysh modelet e procedurave sikurse në Samitin e Parisit për Klimën më 2015, shpresohet se në takimin në Skoci, liderët do të pajtohen për një marrëveshje të re për klimën dhe më pas zyrtarët tjerë të hartojnë detajet, para përfundimit të samitit më 12 nëntor. Më shumë se 20,000 delegatë janë akredituar për këtë samit. Në këtë organizim është vërejtur mungesa e liderit të Kinës, Xi Jinping dhe atij rus, Vladimir Putin.