SHBA-ja fut në listën e zezë kompaninë izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116702-shba_ja_fut_në_listën_e_zezë_kompaninë_izraelite
Kompania izraelite NSO Group është vendosur në listën e zezë të SHBA-së nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pasi përcaktoi se prodhuesi izraelit i spyware-ve ka vepruar “në kundërshtim me politikën e jashtme dhe interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 03, 2021 19:24 Europe/Tirane
  • SHBA-ja fut në listën e zezë kompaninë izraelite

Kompania izraelite NSO Group është vendosur në listën e zezë të SHBA-së nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pasi përcaktoi se prodhuesi izraelit i spyware-ve ka vepruar “në kundërshtim me politikën e jashtme dhe interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së”.

Zbulimi i departamentit të tregtisë përfaqëson një goditje për kompaninë izraelite dhe zbulon një rrymë të thellë shqetësimi nga SHBA për ndikimin e spyware në interesat e sigurisë kombëtare. Kjo vjen tre muaj pasi një konsorcium gazetarësh që punonin me grupin francez jofitimprurës Forbidden Stories, duke përfshirë Guardian, zbuluan raste të shumta të gazetarëve dhe aktivistëve që ishin hakuar nga qeveritë e huaja duke përdorur spyware. The Guardian dhe të tjerët zbuluan gjithashtu se numrat celularë të Emmanuel Macron, presidentit francez, dhe pothuajse të gjithë kabinetit të tij ishin të përfshira në një listë të zbuluar të individëve që u përzgjodhën si objektiva të mundshëm të vëzhgimit.