I biri i Martin Luther King arrestohet para Shtëpisë së Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116792-i_biri_i_martin_luther_king_arrestohet_para_shtëpisë_së_bardhë
Martin Luther King i III-të i biri i Martin Luther King Jr dhe lideri i Lëvizjes për të Drejtat Qytetare në Amerikës, është arrestuar pas një fjalimi para Shtëpisë së Bardhë.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2021 14:33 Europe/Tirane
  • I biri i Martin Luther King arrestohet para Shtëpisë së Bardhë

Martin Luther King i III-të i biri i Martin Luther King Jr dhe lideri i Lëvizjes për të Drejtat Qytetare në Amerikës, është arrestuar pas një fjalimi para Shtëpisë së Bardhë.  

Agjencia e lajmeve IRIB duke cituar kanalin televiziv Rapetly, njoftoi se Martin Luther King i III-të, i mbijetuari i vetëm i Lëvizjes për të Drejtat Qytetare në Amerikës dhe i biri i Dr. Martin Luther King Jr, lideri i Lëvizjes për të Drejta Qytetare në Amerikës, është arrestuar pas një fjalimi në mesin e një grupi të qytetarëve të cilët ishin mbledhur për të mbështetur të drejtën e votës dhe protestonin para Shtëpisë së Bardhë në Uashington të Amerikës.

Ky tubim protestuar ishte organizuar pasi që Kuvendi i Senatit nuk pranojë të miratojë ligjin për të çuar përpara të drejtën e votës së John Luis.

Policia e Uashingtonit ka arrestuar Martin Luther King i III-të dhe një grup të protestuesve, mirëpo nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me arsyen arrestimit të këtyre personave.

Yolanda King, mbesa 13 vjeçare e Dr. Martin Luther King Jr i cili ishte vrarë në vitin 1968, gjithashtu ka mbajtur një fjalim në këtë tubim protestues.

Vlen të theksohet se projektligji për të çuar përpara të drejtën e votës John Luis i cili është emëruar me emrin e njërit prej liderëve të Lëvizjes për të Drejta Qytetare në Amerikë, është prezantuar në Kongresin e Amerikës me qëllim për të lehtësuar procesin e votimit dhe reduktimin e pengesave elektorale sidomos ndaj zezakëve.

Kundërshtimi i republikanëve deri më tani ka penguar miratimin e këtij ligji në Kongres.