Ukraina myshteri i dronëve turq
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Ukrainës ka deklaruar se ky vend do të blejë një numër më të madh të dronëve ushtarake të prodhuar nga Turqia.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sarhi Shaptala në lidhje me këtë ka thënë: “Ukraina dëshiron të blejë më shumë dronë “Bayraktar” nga Turqia”.
Javën e kaluar shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës ka deklaruar se ushtria e këtij vendi ka filluar përdorimin e dronëve Bayraktar në rajonet lindore të këtij vendi.
Fluturimi i dronëve ushtarake dhe avionëve të tjerë pa pilotë përgjatë gjithë linjës së kontaktit është i ndaluar në bazë të marrëveshjes së Minskut, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka thënë se përdorimi i dronëve në rajonin Dunbas nuk është shkelje e marrëveshjes së Minskut dhe janë respektuar të gjitha parimet e kësaj marrëveshje. Autoritetet ushtarake të Ukrainës nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të dronëve që do të blejnë.