Demonstrata kundër krizës mjedisore në Glasgow
(last modified Sun, 07 Nov 2021 07:27:34 GMT )
Nëntor 07, 2021 08:27 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër krizës mjedisore në Glasgow

Në ditën e pestë të Samitit Botëror të Ndryshimeve Klimatike në Glasgow, dhjetëra mijëra ambientalistë dhe aktivistë organizuan demonstrata duke u bërë thirrje vendeve të reduktojnë ngrohjen globale.

Sipas IRNA, demonstrata u zhvillua në margjinat e Samitit të 26-të Botëror të Ndryshimeve Klimatike (COP26).  Protestuesit dënuan mosveprimin e liderëve botërorë përballë ndryshimeve klimatike.  Protestuesit brohorisnin slogane se Cop-26 kishte dështuar dhe se politikanëve u mungonte vullneti për të ndaluar ngrohjen globale dhe krizën klimatike. Në të njëjtën kohë, demonstrata të ngjashme u zhvilluan në rreth 100 qytete në Britani dhe pjesë të tjera të botës, përfshirë Kenia, Turqia, Franca, Brazili, Australi dhe Kanada, kundër ndryshimeve klimatike.  Demonstratat erdhën ndërsa zyrtarë të lartë botërorë, së bashku me ekspertë të mjedisit, u mblodhën në Glasgow të Skocisë, për të marrë pjesë në Samitin e 26-të të Klimës (COP-26) mbi vazhdimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Ata janë të përkushtuar për uljen e temperaturës, duke diskutuar dhe duke shkëmbyer pikëpamje.

Tags