Shamkhani: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të krijojnë krizë në rajon
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit theksoi: Shtetet e Bashkuara me strategjinë e tyre për të krijuar tensione po vazhdojnë të krijojnë krizë në rajon.
Me të mbërritur në aeroportin e Nju Delhit, kryeqyteti i Indisë, Ali Shamkhani shprehu të martën kënaqësinë për vazhdimin e takimit të dialogut rajonal të sigurisë dhe theksoi nevojën e rritjes së ndërveprimit dhe bashkëpunimit rajonal për të përballuar kërcënimet dhe komponentët e pasigurisë. Shamkhani duke iu referuar fokusit të dialogut të tretë rajonal të sigurisë në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Afganistan, tha: " Do të shqyrtojmë rrugët për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Afganistan dhe për të arritur strategji të përbashkëta operacionale". Shamkhani shtoi: “Edhe pse Shtetet e Bashkuara u dëbuan nga Afganistani pas 20 vitesh okupimi, ato me strategjinë e krijimit të tensionit vazhdojnë të krijojnë një krizë në rajon”. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare shprehu kënaqësinë e tij për rritjen e pranisë së vendeve të rajonit në këtë takim dhe tha: “Mbajtja e këtij takimi është një mundësi shumë e mirë për të vijuar bisedimet dypalëshe politike dhe të sigurisë ndërmjet vendeve të rajonit."