Rusia përgënjeshtron pretendimin e Amerikës për sulmin e mundshëm kundër Ukrainës
Zëdhënësi i pallatit presidenciale të Rusisë ka përgënjeshtruar pretendimin e Amerikës për një sulm të mundshëm të Rusisë kundër Ukrainës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Dimitry Peskov, zëdhënësi i pallatit presidencial të Rusisë, sot në një konferencë për shtyp, ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur të pabaza pretendimet e autoriteteve amerikane për sulmin e mundshëm të këtij vendi kundër Ukrainës dhe ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike (NATO) është afruar pranë kufijve të Rusisë dhe po kryen veprime kërcënuese në afërsi të kufijve të këtij vendi.
Peskov ka theksuar se Rusia do të ndërmarrë masa të nevojshme mbrojtëse për të garantuar sigurinë përball veprimeve kërcënuese të NATO-s në afërsi të kufijve të këtij vendi.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka theksuar: “Veprimet ushtarake të Amerikës në Detin e Zi, janë agresive dhe luftënxitëse që kërcënojnë stabilitetin e rajonit. Numri i fluturimeve spiunazhe të shteteve anëtare të NATO-s në afërsi të kufijve të Federatës së Rusisë në Detin e Zi, po vazhdon të rritet për çdo ditë e më shumë. Avionët tanë në 24 orët e kaluara kanë zbuluar dhe zmbrapsur 6 avionë të NATO-s që fluturonin mbi hapësirën e Detit të Zi”.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në këtë deklaratë gjithashtu ka thënë: “Në rajonet qendrore dhe veriperëndimore të Detit të Zi, kanë fluturuar tre avionë patrullues P-18 A të forcave detare të Amerikës të cilët janë ngritur nga baza ajrore në ishullin Sicili të Italisë dhe një avion zbulimi C-160 G. Avionët e forcave ajrore të Francës gjithashtu janë ngritur nga një bazë ajrore në Rumani. Përveç kësaj, janë vërejtur edhe avionë të llojit RC-135 i cili ishte ngritur nga ishulli i Kretës në Greqi dhe avion U-2S që ishte ngritur nga ishulli i Qipros, janë vërejtur në afërsi të kufijve të Rusisë”.