Bjellorusia ndalon sirianët, jemenasit dhe irakianët të fluturojnë nga Turqia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117208-bjellorusia_ndalon_sirianët_jemenasit_dhe_irakianët_të_fluturojnë_nga_turqia
Linja ajrore shtetërore e Bjellorusisë, “Belavia” dhe “Turkish Airlines” njoftuan të premten se do të ndalojë pranimin e pasagjerëve nga Iraku, Siria dhe Jemeni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • Bjellorusia ndalon sirianët, jemenasit dhe irakianët të fluturojnë nga Turqia

Linja ajrore shtetërore e Bjellorusisë, “Belavia” dhe “Turkish Airlines” njoftuan të premten se do të ndalojë pranimin e pasagjerëve nga Iraku, Siria dhe Jemeni.

Bashkimi Evropian pretendon se Bjellorusia po inkurajon mijëra emigrantë që përpiqen të kalojnë kufirin me Poloninë dhe kërcënon me sanksione të reja ndaj Minskut dhe linjave ajrore që transportojnë emigrantë. Bjellorusia ka bërë të ditur se në marrëveshje me Ankaranë, nuk do t’ua lejojë hyrjen përkohësisht udhëtarëve të ardhur nga Jemeni, Siria dhe Iraku. “Sipas vendimit të autoriteteve turke, qytetarët e Irakut, Sirisë dhe Jemenit nuk do të pranohen në fluturimet nga Turqia në Bjellorusi nga 12 nëntori 2021”, njoftoi Belavia. Ka pasur akuza se autoritetet e bjelloruse po lehtësojnë këto udhëtime për të provokuar një krizë përgjatë kufijve lindorë të BE-së, duke joshur njerëzit me viza turistike. Bjellorusia e ka mohuar këtë akuzë. Polonia madje ka akuzuar Rusinë – së bashku me Bjellorusinë – se po përpiqet të destabilizojë BE-në duke lejuar emigrantët të udhëtojnë përmes Bjellorusisë për në kufi.