Biden: Reduktoni blerjet e naftës nga Irani
Në vazhdim të politikave të njëanshme të Uashingtonit kundër Iranit, presidenti amerikan pretendoi se furnizimi me naftë në tregun botëror është i mjaftueshëm dhe janë krijuar kushtet për të reduktuar blerjen e naftës dhe produkteve të naftës nga Irani.
Sipas Reuters, presidenti amerikan Joe Biden, i cili pretendon se vendi është gati të kthehet në marrëvehsjen bërthamore, në një shënim drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, ngriti një atmosferë të re kundër Republikës Islamike. Biden në një shënim drejtuar Departamentit të Shtetit dje (e premte) tha se kishte mjaftueshëm furnizim me naftë për vendet e tjera dhe kështu duhen reduktuar blerjet e naftës nga Irani. Sipas raportit, Shtëpia e Bardhë duhet të konfirmojë çdo gjashtë muaj se ka furnizim të mjaftueshëm me naftë në botë për të ruajtur sanksionet e vendosura ndaj Iranit në vitin 2012 gjatë presidencës së Barack Obamës. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të kufizojnë eksportet e naftës iraniane. Reuters kohët e fundit raportoi se blerësit e huaj vazhdojnë të importojnë naftë iraniane pavarësisht sanksioneve të SHBA. Sipas Reuters, në tre muajt e fundit, importet e naftës së Kinës nga Irani kanë qenë mesatarisht më shumë se gjysmë milioni fuçi në ditë. Javën e kaluar, presidenti amerikan zgjati "urgjencën kombëtare" mbi Iranin edhe për një vit. Ndërsa një raund i ri i bisedimeve të Vjenës për heqjen e sanksioneve të paligjshme të SHBA-së ndaj Iranit është caktuar për më 29 nëntor, administrata e Biden-it jo vetëm që ka dështuar të tregojë veprime të prekshme javët e fundit për të treguar vullnetin e saj të mirë, por gjithashtu ka ndërmarrë veprime të tjera kundër republikës Islamike të Iranit.