Ukraina porosit me urgjencë të tjerë dronë luftarakë turq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117274-ukraina_porosit_me_urgjencë_të_tjerë_dronë_luftarakë_turq
Edhe pse nuk ka shumë që bleu dronë luftarakë Bajraktarë nga Turqia, në mesin e frikës së një pushtimi të mundshëm rus, Ukraina i ka kërkuar Ankarasë të tjerë TB2 të armatosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2021 16:32 Europe/Tirane
  • Ukraina porosit me urgjencë të tjerë dronë luftarakë turq

Edhe pse nuk ka shumë që bleu dronë luftarakë Bajraktarë nga Turqia, në mesin e frikës së një pushtimi të mundshëm rus, Ukraina i ka kërkuar Ankarasë të tjerë TB2 të armatosur.

Tensionet mes Kievit e Moskës kanë qenë të larta që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014-tën. Pavarësisht marrëdhënieve të saj me Kremlinin, Ankaraja, ashtu si pjesë tjetër e NATO-s ka qenë kundër aneksimit dhe ka ngritur zërin në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, forcat e se cilës vazhdojnë të përballen me separatistët në rajonet lindore të vendit.  Situata rrezikon të njohë një përshkallëzim të ri. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan një ditë më parë se Rusia mund të jetë duke përgatitur në fshehtësi planin për pushtimin e Ukrainës, dhe kontaktuan me aleatët evropianë pas raporteve se dhjetëra mijëra trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit, ku tensionet po rriten. Ata u kërkuan  homologëve të tyre transatlantikë të bëjnë gati njësitë elitë, e madje thuhet se disa prej tyre janë vendosur fshehurazi tashmë në zonë.