Turqia refuzon kërkesën e Macron
Turqia ka refuzuar thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron që fuqitë e huaja të largojnë forcat e tyre nga Libia, duke e përshkruar atë si një zgjidhje "të gabuar" përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare libiane.
Macron në një konferencë ndërkombëtare për Libinë në Paris të premten tha se "Rusia dhe Turqia duhet të tërheqin mercenarët e tyre pa vonesë". Të shtunën, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, hodhi poshtë thirrjen e Macron, duke thënë se prania e vazhdueshme ushtarake e Turqisë në Libi do të ndihmojë në mbështetjen e stabilitetit politik dhe të sigurisë në vend. “Nëse veçoni tërheqjen e forcave të huaja... nga Libia, si më e rëndësishmja, si çështja kryesore, ne besojmë se kjo është e gabuar,” tha Ibrahim Kalin në një intervistë ekskluzive. "Prania jonë ushtarake atje duhet të ndihmojë ushtrinë libiane të trajnohet. Ne jemi atje si një forcë stabiliteti dhe ndihme për popullin libian. Dhe prioriteti ynë për sa i përket sigurisë është të ndihmojmë libianët të krijojnë Ushtrinë e tyre Kombëtare Libiane të bashkuar” tha Kalin duke shtuar: “Libia ka nevojë për mbështetje për procesin e saj politik, zgjedhjet dhe çështjet ekonomike”.