Rusia ndërton anije kozmike turistike
Kompania e prodhimit të raketave "Energia" e Rusisë që vepron nën mbikëqyrjen e kompanisë shtetëror hapësinore "Rus Kosmos", ka projektuar ndërtimin e një anije kozmike turistike.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se kjo anije kozmike është paraparë për kryerjen e disa udhëtimeve hapësinore dhe është projektuar me fluturim vertikal në mënyrë që deri në një lartësi të caktuar mund të fluturojë në mënyrë vertikale dhe pastaj të vazhdojë fluturimin në mënyrë horizontale dhe mund të ulet në tokë në mënyrë vertikale.
Thuhet se kjo anije kozmike do të fluturojë deri në 100 kilometra lartësi dhe në atë lartësi do të qëndrojë për tre minuta duke fluturuar pa peshë. Gjatë kësaj periudhe, turistët mund të hapin portën speciale të anijes kozmike dhe të qëndrojnë duke mos e ndjerë peshën. Gjithashtu turistët në një lartësi më të ulët mund lëshohen me parashutë dhe me rroba të veçanta. Rusia ka rifilluar programin për dërgimin e turistëve në hapësirë.