50 mijë refugjatë afganë në Amerikë nuk kanë kushte për dimër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117316-50_mijë_refugjatë_afganë_në_amerikë_nuk_kanë_kushte_për_dimër
Disa muaj pas largimit me shumë polemike nga Afganistani, 50 mijë refugjatë afganë akoma janë në një gjendje të paqartë dhe pa kushte të mjaftueshme dimërore në bazat ushtarake në Amerikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2021 12:39 Europe/Tirane
  • 50 mijë refugjatë afganë në Amerikë nuk kanë kushte për dimër

Disa muaj pas largimit me shumë polemike nga Afganistani, 50 mijë refugjatë afganë akoma janë në një gjendje të paqartë dhe pa kushte të mjaftueshme dimërore në bazat ushtarake në Amerikë.

Faqja informative "Huffington Post" në një raport të saj ka shkruar se refugjatët afganë që 44% e të cilëve e përbëjnë fëmijët, kanë një gjendje të paqartë dhe duke marrë parasysh uljen graduale të temperaturave, ata nuk kanë resurse të mjaftueshme për të kaluar stinën e dimrit.

Disa refugjatë afganë në një intervistë me këtë media amerikane kanë thënë se ata nuk kanë rroba dimri dhe kanë disa muaj që po qëndrojnë në baza ushtarake dhe akoma nuk është e qartë se kur mund të largohen nga baza ushtarake.

Disa refugjatë të tjerë afganë të cilët nga frika e veprimeve hakmarrëse preferuan të mbesin anonim, kanë kritikuar sjelljen e autoriteteve amerikane dhe mungesën e trajtimit të refugjatëve të cilët në rast të sëmundjeve, janë të detyruar të presin disa orë në radhë të gjatë për t'u vizituar te mjeku. Ata kur paraqesin ankesat e tyre pranë punonjësve ushtarakë, zakonisht përballen me përgjigje të ashpra.