Spanja mbështet anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117542-spanja_mbështet_anëtarësimin_e_turqisë_në_bashkimin_evropian
Kryeministri spanjoll mbështeti përmbushjen e premtimit të Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2021 07:09 Europe/Tirane
  • Spanja mbështet anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian

Kryeministri spanjoll mbështeti përmbushjen e premtimit të Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas agjencisë ISNA, duke iu referuar anëtarësimit të Turqisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kryeministri spanjoll deklaroi se Madridi mbështet praninë e Turqisë si një "aleat i përbashkët" në Bashkimin Evropian. Pedro S Sannchez, i cili mori pjesë në një konferencë për shtyp me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoan, vlerësoi nivelin e lartë të tregtisë mes Spanjës dhe Turqisë dhe vlerësoi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve. Sanchez ka udhëtuar në Ankara për të marrë pjesë në samitin e shtatë spanjoll-turk. Turqia ka vite që po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.  Por evropianët e kanë vonuar vazhdimisht këtë kërkesë për një sërë arsyesh, duke përfshirë çështjet e të drejtave të njeriut. Kërkesa e Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është regjistruar në vitin 1992 dhe Turqia është përfshirë në listën e vendeve që aplikojnë për anëtarësim në union.