NATO i kërkon Gjermanisë të mbajë bombat bërthamore të Amerikës
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO) duke marrë qëndrime luftënxitëse, ka deklaruar: "NATO pret që Gjermania të mbetët pjesë e këtij partneritetit bërthamore të kësaj aleance ushtarake".
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Jens Stoltenberg ditën e premte vuri në dukje bombat bërthamore të Amerikës në territorin e Gjermanisë që në kushtet e krizës nuk ekziston mundësia për zhvendosjen e tyre me avionët luftarakë gjerman.
Stoltenberg në vazhdim ka thënë: "Partneriteti bërthamor ka rëndësi të madhe, për arsye se ai krijon mundësitë dhe kushtet për bashkëpunim dhe mbrojtje bërthamore të aleatëve të NATO-s. Kjo çështje një vendi siç është Gjermania i jep një pozitë për të marrë vendim dhe kjo çështje është shumë e rëndësishme për koalicionin evropian, për arsye se në raste të tilla përfshihet edhe NATO në çështje".
Qeveria e ardhshme e Gjermanisë duhet të marrë vendim në lidhje me zëvendësimin e avionëve luftarak "Tornado" që kanë detyrë partneritetin bërthamore. Disa deputet gjermanë kundërshtojnë blerjen e avionëve të ri luftarakë. Në lidhje me këtë çështje, Amerika në vjeshtën e vitit 2019, ka modernizuar në mënyrë sekrete armët bërthamore të dislokuara në bazën ajrore "Bukhal" të Gjermanisë. Forcat ajrore të Amerikës në gusht të vitit 2019, kanë transferuar rreth 20 bomba bërthamore B-61 me avionë transportues ushtarak nga baza ajrore "Bukhal" e Gjermanisë në Amerikë për t'i instaluar atyre programe dhe pajisje të reja.
Avioni transportues i kësaj ngarkese i përket degës së transportit 62M në qytetin Takuma në shtetin e Uashingtonit, ky është i vetmi lloj i avionëve amerikan që lejohen të transportojnë armët bërthamore dhe pajisjet e tyre.
Bombat bërthamore të vendosura në bazën ushtarake "Bukhal", janë pjesë e armatimeve të paraparë në bazë të një marrëveshje e cila u jep mundësi shteteve anëtare të NATO-s që nuk kanë armë bërthamore, të marrin pjesë në hartimin e programeve dhe trajnimin për përdorimin e armëve bërthamore.
Parlamenti i Gjermanisë në vitin 2010, ka votuar për heqjen e bombave bërthamore të Amerikës nga territori i Gjermanisë.