Austriakët protestojnë kundër masave të izolimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117672-austriakët_protestojnë_kundër_masave_të_izolimit
Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • Austriakët protestojnë kundër masave të izolimit

Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë.

Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor. Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata. Në një paraqitje përmes videos, ai tha se masat kundër COVID-19 janë “totalitare”. Vende të ndryshme në Evropë janë duke marrë masa për të parandaluar përhapjen ndaj koronavirusit. Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shumë e shqetësuar” për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë. Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.