Nëntor 20, 2021 20:01 Europe/Tirane
  • Shpërthejnë protestat në SHBA

Mijëra protestues marshuan duke shkatërruar makina e dyqane në New York dhe në metropole të tjerë të SHBA pas vendimit polemizues të një gjykate për lirimin e një vrasësi të dy demonstruesve vitin qe shkoi.

18 vjeçari Kyle Rittenhouse hyri në protestën e tyre me automatik në dorë dhe la të paktën dy të vdekur në Kenosha të shtetit të Wisconsin, ndërsa plagosi rende një tjetër. Veprimet e tij ishin dokumentuar në disa video të regjistruara të ngjarjes. Dhjetëra protestues u arrestuan në Queens, New York  për dëmtime të makinave e shtëpive Qindra protestues u mblodhën në qendër të Brooklyn duke dënuar verdiktin e pafajësisë si një “standard të turpshëm e të dyfishtë racor”. Disa protestues mbanin pankarta ku thuhej: “Nuk ka drejtësi në gjykatat kapitaliste” si dhe “kapitalizmi pjell terror racizmi.” Ndërsa në qytetin e ngjarjes Kenosha, Wisconsin, mijëra protestues u mblodhën para gjykatës që liroi Rittenhouse, disa orë pas vendimit. Policia shpalli gjendjen e kaosit në Portland, Oregon ku protestuesit lëshonin gurë ndaj policisë si dhe thyenin dyer e dritare duke lëshuar objekte ndaj tyre.

 

Tags