Protesta masive në Evropë për shkak të kufizimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117746-protesta_masive_në_evropë_për_shkak_të_kufizimeve
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin belg, Bruksel, për të protestuar kundër masave anti-Covid.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2021 04:26 Europe/Tirane
  • Protesta masive në Evropë për shkak të kufizimeve

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin belg, Bruksel, për të protestuar kundër masave anti-Covid.

Disa protestues hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Demonstruesit janë kryesisht kundër përdorimit të “kartave Covid”, të cilat i ndalojnë të pavaksinuarit të hyjnë në ambiente publike si restorante apo bare. Kjo vjen pas protestave të reja në Austri dhe Holandë kundër rregullave të reja të bllokimit. Protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj policisë dhe dogjën biçikletat në Hagë, një natë pasi protestat në Roterdam u bënë të dhunshme dhe policia qëlloi me armë zjarri. Mijëra demonstrues dolën gjithashtu në rrugë në Austri, Kroaci dhe Itali ndërsa zemërimi për kufizimet e reja u rrit. Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ishte “shumë e shqetësuar” për rritjen e rasteve të koronavirusit në kontinent. Shumë qeveri në të gjithë kontinentin po vendosin kufizime të reja në përpjekje për të trajtuar infeksionet në rritje me Covid.