Kryeministri francez pozitiv me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117804-kryeministri_francez_pozitiv_me_covid_19
Kryeministri i Francës Jean Castex është pozitiv me koronavirusin, njoftoi sonte pallati kryeministror Matignon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2021 04:28 Europe/Tirane
  • Kryeministri francez pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Francës Jean Castex është pozitiv me koronavirusin, njoftoi sonte pallati kryeministror Matignon.

Zyra e kryeministrit tha se “orari i tij do të rregullohet në mënyrë që ai të vazhdojë aktivitetet e tij të izolimit” gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. Kryeministri mësoi të hënën pasdite, pas kthimit nga Belgjika ku u takua me homologun Alexander De Cro, se një nga vajzat e tij, 11-vjeç, kishte rezultuar pozitive me koronavirus. “Ai menjëherë bëri një test PCR, i cili doli pozitiv”, shtoi Matignon. Kreu i qeverisë franceze mori dy doza të vaksinës në pranverë dhe nuk ka qenë kurrë pozitiv që atëherë, megjithëse tri herë ka qenë në kontakt me pacientët me COVID. Edhe Presidenti Emmanuel Macron ishte pozitiv në dhjetor 2020.