Pretendimi i Grosi në lidhje me vizitën e tij në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117910-pretendimi_i_grosi_në_lidhje_me_vizitën_e_tij_në_teheran
Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së në deklaratat e tij të para pas kthimit nga Irani, pretendoi se bisedimet e tij në lidhje me çështjet e mbetur në fushën e inspektimit, kanë mbetur pa rezultat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2021 12:08 Europe/Tirane
  • Pretendimi i Grosi në lidhje me vizitën e tij në Teheran

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së në deklaratat e tij të para pas kthimit nga Irani, pretendoi se bisedimet e tij në lidhje me çështjet e mbetur në fushën e inspektimit, kanë mbetur pa rezultat.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rafael Grosi ditën e mërkurë gjatë fjalës së tij në takimin e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA, vuri në dukje se dje në Teheran ka zhvilluar takime dhe bisedime me Muhamed Islami, shefin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit. Ai pretendoi: "Por, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, këto bisedime dhe kontakte të gjera kanë mbetur pa rezultat në fushën e shqyrtimit të çështjeve të mbetura në lidhje me inspektimin të cilat janë paraqitur në dy raportet e ANEA-së".

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së të hënë në mbrëmje në krye të një delegacioni ka zhvilluar një vizitë në Teheran ku është takuar me autoritetet e larta të Iranit. Grosi në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ka deklaruar se negociatat me palën iraniane ishin shumë intensive dhe ka thënë: "Ne synojmë që të vazhdojmë punën dhe marrëdhëniet tona t'i vazhdojmë me këtë vështrim në mënyrë që të gjejmë fushat e përbashkëta. Ekzistojnë disa çështje të cilat jemi duke i shqyrtuar ne dhe shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe po në këtë vizitë, qëllimi ynë ishte ky që të përkufizojmë perspektivën e programit atomik në atë mënyrë që duke marrë parasysh ndryshimet klimatike, të ndihmojmë prodhimin e energjisë së pastër dhe këtë energji të pastër ta vendosim në dispozicion të të gjithëve. Kjo ishte një temë për të cilën është diskutuar gjerë e gjatë edhe disa ditë më parë në samitin e Glasgou".

Drejtori i përgjithshëm i ANEA gjithashtu në një intervistë në Teheran, e ka përshkruar shumë konstruktiv rezultatin e takimit me autoritetet iraniane dhe ka thënë: "Marrëdhëniet mes ANEA dhe Iranit janë të përhershme dhe të vazhdueshme".

Rafael Grosi në vazhdim të deklaratave të tij sot në Vjenë ka deklaruar: "ANEA deri më 23 shkurt të vitit 2021, ka konfirmuar dhe mbikëqyrur zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Megjithëkëtë, që nga ajo datë e më pas, këto aktivitete janë dobësuar dhe reduktuar në mënyrë serioze si rezultat i vendimit të Iranit për të ndërprerë zbatimin e zotimeve përkatëse në programin atomik të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, duke përfshirë edhe Protokollin Shtesë. Në mungesë të qasjes së rregullt të ANEA-së në pajisjet e mbikëqyrjes dhe vëzhgimit në të gjitha qendrat dhe fabrikat atomike të Iranit në përputhje me marrëveshjen bërthamore, ANEA në bazë të marrëveshjes së përkohshme të arritur në shkurt të vitit 2021 me Iranin, lehtëson deri diku ruajtjen e vazhdimësisë së shkencës. Megjithatë vazhdimi i përsëritshëm i marrëveshjes e cila tanimë po zbatohet për rreth 9 muaj, është shndërruar në një sfidë të rëndësishme për aftësinë e ANEA për ta kthyer këtë vazhdimësi".