Trojka evropiane: Ne i kthehemi bisedimeve të Vjenës me mirëbesim
Tre vendet anëtare evropiane të marrëveshjes bërthamore në një takim të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku deklaruan se do të kthehen me mirëbesim në bisedimet e Vjenës për rifillimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.
"Ne do të kthehemi në Vjenë për të negociuar në mirëbesim për të rifilluar punën aty ku bisedimet u ndalën në qershor," thuhet në deklaratë, sipas IRNA. Britania, Gjermania dhe Franca, pa përmendur se marrëveshja bërthamore po përballet me sfidat aktuale për shkak të tërheqjes dhe sabotimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj marrëveshjeje, thanë: Ne jemi të bindur se është e mundur të arrihet dhe zbatohet një marrëveshje për masat që do ta bëjnë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të kthehen në përputhje të plotë me angazhimet e marrëveshjes bërthamore. Palët evropiane, duke injoruar mos përmbushjen e detyrimeve të tyre dhe nevojën për heqjen e sanksioneve shtypëse të SHBA-së, pretenduan: Irani duhet të shfrytëzojë mundësinë (negociatat e ardhshme) për të rifilluar zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Deri më tani, gjashtë raunde bisedimesh janë mbajtur në Vjenë midis Iranit dhe Grupit Katër plus Një dhe palët janë planifikuar të takohen në Vjenë të hënën e ardhshme pas një pauze pesë mujore.