Lukashenko: Amerika me pretekst të emigrantëve, synon luftë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118038-lukashenko_amerika_me_pretekst_të_emigrantëve_synon_luftë
Aleksander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka deklaruar se Amerika dëshiron që ta shfrytëzojë krizën e emigrantëve në kufi të Bjellorusisë dhe Polonisë për të filluar luftën.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 26, 2021 16:01 Europe/Tirane
  • Lukashenko: Amerika me pretekst të emigrantëve, synon luftë

Aleksander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka deklaruar se Amerika dëshiron që ta shfrytëzojë krizën e emigrantëve në kufi të Bjellorusisë dhe Polonisë për të filluar luftën.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Lukashenko në takimin e grupit punues për hartimin e Kushtetutës së re të Bjellorusisë, deklaroi: “Amerika duke përdorur Poloninë, shtetet baltike, Ukrainën dhe krizën e emigrantëve në kufi të Bjellorusisë, dëshiron të fillojë luftën”.

Presidenti i Bjellorusisë duke thënë se Amerika në krizën e emigrantëve, po ndjek qëllimet e veta politike, shtoi: “Autoritetet amerikane në mënyrë të hapur po thonë se Aleanca Veri-Atlantike (NATO) gjithashtu duhet të ndërhyjë në krizën e emigrantëve. Ndërhyrja e NATO-s në këtë çështje, çfarë kuptimi do të ketë? Kjo është me kuptimin e luftës dhe ata po na provokojnë neve për një luftë të tillë. Nga ana tjetër, opozitarët me qëndrim jashtë vendit po ndjekin projekt të ri për destabilizimin e vendit, mirëpo qeveria është e informuar për këtë plan dhe së shpejti do ta zbulojë atë”.