Zhvlerësimi i lirës dhe rritja e inflacionit në Turqi
Zhvlerësimi i paprecedentë i lirës turke ka rritur inflacionin dhe çmimin e një sërë mallrave në këtë vend.
Zhvlerësimi i paprecedentë i lirës turke ka ndikuar negativisht në ecurinë ekonomike të qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan. Lira turke ka humbur 65% të vlerës së saj që nga fillimi i këtij viti. Vlera e çdo dollari amerikan arriti në më shumë se 13 lira dhe bëri që norma vjetore e inflacionit në këtë vend të rritet në 20%. Në 12 muajt e fundit, çmimet e ushqimeve në Turqi janë rritur me 60 deri në 70 për qind dhe qiratë, veçanërisht në qytetet e mëdha si Ankaraja dhe Stambolli, me 30 për qind. Zhvlerësimi i monedhës kombëtare turke filloi javët e fundit pas ndryshimit të dy drejtorëve të bankës qendrore të vendit. Edhe pse vetëm kjo çështje nuk mund të konsiderohet si një arsye që lira të fillojë të bjerë, ndërhyrja e politikanëve turq në bankën qendrore të vendit ka qenë problem vitet e fundit.