Udhëtimi i Papës në Qipro për të parë krizën e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118430-udhëtimi_i_papës_në_qipro_për_të_parë_krizën_e_emigrantëve
Papa Françesku duke përmendur dallimet e shkaktuara nga "kriza e emigrantëve" të ishullit ka mbërritur në Qipro, ku u kërkoi banorëve të "mirëpresin njëri-tjetrin dhe të integrohen".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2021 19:15 Europe/Tirane
  • Udhëtimi i Papës në Qipro për të parë krizën e emigrantëve

Papa Françesku duke përmendur dallimet e shkaktuara nga "kriza e emigrantëve" të ishullit ka mbërritur në Qipro, ku u kërkoi banorëve të "mirëpresin njëri-tjetrin dhe të integrohen".

Qipeo po kundërshton një fluks emigrantësh, shumica e të cilëve kanë mbërritur me anije nga Lindja e Mesme, sipas ISNA. Papa u tha gazetarëve para se të nisej nga Roma, se vizita do të prekte "disa plagë". Mbështetja e Françeskut për emigrantët dhe refugjatët është një nga veprimet më domethënëse të epokës së tij "papale". Papa, i cili e ka përshkruar Mesdheun si një "varrezë të madhe", planifikon të marrë një numër azilkërkuesish jashtë vendit dhe t'i sjellë në Itali. Gjatë udhëtimit të tij pesë-ditor, Françesku do të udhëtojë edhe në Greqi dhe në ishullin Lesbos, ku mijëra refugjatë jetojnë në kushte "të pafavorshme" në kampe emigrimi. Në ndalesën e parë të udhëtimit të tij, e cila ishte në një katedrale, Papa bëri thirrje për një mesazh pajtimi dhe tha: Me frymën tuaj të vëllazërisë, ju mund t'i kujtoni të gjithëve, madje edhe Evropës në përgjithësi, se ne punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të denjë për njerëzimin duke kapërcyer boshllëqet, duke shembur mure, duke arritur ëndrrat dhe duke u përpjekur për unitet. Ai shtoi: “Ne duhet të mirëpresim njëri-tjetrin dhe të integrohemi me njëri-tjetrin dhe të gjithë ne të ecim së bashku si vëllezër dhe motra”. Papa gjithashtu i bëri thirrje kontinentit evropian që "të gjejë një rrugë përpara", duke thënë se kontinenti kishte nevojë për "pajtim dhe unitet". Ai deklaroi: As muret e frikës dhe të vetos të diktuara nga interesat nacionaliste dhe as rimëkëmbja ekonomike, të vetëm nuk mund të garantojnë siguri dhe stabilitet. Papa do të qëndrojë në Ambasadën e Vatikanit në Nikosia, kryeqyteti i Qipros; Ambasada ndodhet pikërisht në vijën ndarëse që ndan Qipron në pjesët veriore dhe jugore. Pjesa veriore e Qipros, duke përfshirë një pjesë të kryeqytetit të saj, kontrollohet nga një shtet turk i njohur vetëm nga Turqia si shtet i pavarur.