Washington Post pretendon se Rusia mund të pushtojë Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118500-washington_post_pretendon_se_rusia_mund_të_pushtojë_ukrainën
Gazeta amerikane Washington Post pretendon se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në të ardhmen e afërt. Washington Post raportoi të premten e kaluar se Rusia planifikon të pushtojë Ukrainën në fillim të vitit 2022 me 175,000 trupa.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2021 15:38 Europe/Tirane
  • Washington Post pretendon se Rusia mund të pushtojë Ukrainën

Gazeta amerikane Washington Post pretendon se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në të ardhmen e afërt. Washington Post raportoi të premten e kaluar se Rusia planifikon të pushtojë Ukrainën në fillim të vitit 2022 me 175,000 trupa.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Alexei Raznikov pretendoi të premten javën e kaluar se Rusia kishte dërguar më shumë se 94,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe po përgatitej për një ofensivë në shkallë të gjerë deri në fund të janarit 2022. Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendoi se trupat ruse ishin në gatishmëri të lartë në kufirin lindor të Ukrainës dhe po kryenin stërvitje në shkallë të gjerë në këtë rajon. Ndërsa Presidenti Joe Biden deklaroi se do t`ia vështirësojë shumë Vladimir Putinit ndërmarrjen e veprimeve ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë paralajmërim për Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini. Sidoqoftë, Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Lavrov nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.