Policia belge ushtron dhunë ndaj protestuesve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118580-policia_belge_ushtron_dhunë_ndaj_protestuesve
Kryeqyteti belg, Brukseli, ka qenë edhe një herë skenë e përleshjeve të dhunshme mes protestuesve kundër kufizimeve të Koronas dhe forcave të policisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 06, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Policia belge ushtron dhunë ndaj protestuesve

Kryeqyteti belg, Brukseli, ka qenë edhe një herë skenë e përleshjeve të dhunshme mes protestuesve kundër kufizimeve të Koronas dhe forcave të policisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, të dielën rreth 8,000 belgë dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar kundër kufizimeve koronare të vendosura nga qeveria. Policia belge përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa popullsia u shpërnda në grupe më të vogla, nisën edhe përleshjet ku me dhjetëra kosha plehrash u dogjën nga protestuesit në qytet Qeveria belge ka vendosur së fundmi kufizime të reja pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi të premten se fëmijët mbi moshën gjashtë vjeç duhet të mbajnë gjithashtu maska. Përveç kësaj, mbajtja e tubimeve në ambiente të mbyllura do të lejohet vetëm me praninë e maksimumit 200 personave. Belgjika, me një popullsi prej 11 milionë banorësh, gjatë shtatë ditëve të fundit, ka regjistruar mesatarisht më shumë se 17,800 raste të të infektuarve me koronavirus në ditë, si dhe 44 vdekje për shkak të virusit. Rreth 800 pacientë me sëmundje n Covid-19 po marrin kujdes intensiv në spitalet e vendit, gjë që ka sjellë mbipopullim të spitaleve dhe vonesa në trajtimin e shumë pacientëve të tjerë.