Papa i kërkon falje kishës ortodokse për gabimet e katolikëve
(last modified Mon, 06 Dec 2021 08:20:16 GMT )
Dhjetor 06, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Papa i kërkon falje kishës ortodokse për gabimet e katolikëve

Gjatë vizitës në Greqi, Papa Françesku kërkoi falje për gabimet historike të katolikëve në mbjelljen e përçarjes me Kishën Ortodokse.

Sipas CNA, Papa Françesku në një fjalim gjatë vizitës së tij në Greqi tha: “Unë e pranoj këtë. Veprimet që kishin pak të bënin me Krishtin dhe ungjillin, por më shumë me etjen për pushtet dhe politikën, e dobësuan rëndë marrëdhënien tonë”. Papa Françesku shtoi: Ne lejuam ndasitë të rrezikonin produktivitetin tonë. Historia e ndjen peshën e këtyre veprimeve dhe sot më duhet t'i kërkoj falje Zotit, vëllezërve dhe motrave tona, për këto gabime të katolikëve. Udhëheqësi botëror i katolikëve nisi të shtunën vizitën e tij treditore në Greqi. Papa Françesku pas mbërritjes së tij në Greqi u kundërshtua ashpër nga një prift. Një prift ortodoks i bërtiti Papa Françeskut teksa ai po vizitonte një kishë ortodokse greke në Athinë: “Papa, ti je skualifikuar! Krishterimi u nda në Kishën Katolike Romake dhe Kishën Ortodokse Lindore në shekullin e 11-të gjatë asaj që u bë e njohur si "Ndarja e Madhe" dhe marrëdhëniet midis dy kishave kanë qenë të tensionuara për shekuj me radhë. Më herët në vitin 2001, Papa Gjon Pali II kërkoi falje për rolin e Kishës Katolike në krijimin e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve me Kishën Ortodokse.

Tags