Përfundon pas 2 orësh biseda Biden-Putin
Biseda virtuale mes Presidenti t të SHBA Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin përfundoi pas dy orësh, mes frikës perëndimore se Moska planifikon të sulmojë fqinjin e saj jugor, Ukrainën.
Biden i tha Putinit se Rusia dhe bankat e saj mund të goditen me sanksionet më të ashpra ekonomike nëse pushton Ukrainën. Ai shtoi se sanksionet mund të synojnë bankat më të mëdha të Rusisë dhe aftësinë e Moskës për të kthyer rubla në dollarë dhe monedha të tjera.Një përfaqësues i qeverisë amerikane në Uashington është shprehur, se Biden do t’ia bëjë të qartë Putinit se çmimi do të jetë shumë i lartë, “nëse Rusia do të vendosë për një procedim të tillë”, por pavarësisht kërcënimeve, duket se nuk po merret në shqyrtim një përgjigje ushtarake e perëndimit. Kremlini, i cili tha para takimit se nuk priste ndonjë përparim, ka mohuar se ka pasur qëllime të tilla dhe ka thënë se qëndrimi i trupave të tij është mbrojtës. Por Moska ka shprehur shqetësim në rritje për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën, një ish-republikë tjetër sovjetike që është anuar drejt Perëndimit që kur një revoltë popullore rrëzoi një president pro-rus në vitin 2014 dhe atë që ajo e quan zgjerimi zvarritës i NATO-s. Moska gjithashtu ka vënë në pikëpyetje synimet e Ukrainës dhe tha se kërkon garanci që Kievi nuk do të përdorë forcën për të provuar të rimarrë territorin e humbur në vitin 2014 nga separatistët e mbështetur nga Rusia, një skenar që Ukraina e ka përjashtuar.