Dhjetor 08, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • Australia i bashkohet embargos diplomatike olimpike të Pekinit

Qeveria e Kanberrës, me pretekstin e të drejtave të njeriut, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, iu bashkua një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Sipas Reuters, Australia njoftoi bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në vazhdën e politikave SHBA-Kinë. Vendimi u mor nga kryeministri australian Scott Morrison ndërsa aleatët e tjerë të Uashingtonit, përfshirë Britaninë, hezitojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe janë ende duke analizuar vendimin. Morrison pretendon se po kërkon kanale diplomatike me Kinën për të diskutuar akuzat për të drejtat e njeriut kundër Pekinit, ndërsa Kanberra është gjithashtu e pakënaqur me kufizimet në tregtinë e saj. Të hënën, duke përmendur pretendimet për të drejtat e njeriut kundër Kinës, Shtetet e Bashkuara njoftuan se vetëm atletët e saj do të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe se diplomatët e Uashingtonit do të bojkotojnë eventin sportiv. Ndërkohë Kina ka thënë se diplomatëve amerikanë nuk u është dërguar fare ftesë, ndërsa Uashingtoni duhet të shmangë politizimin e eventeve sportive olimpike. Pekini paralajmëroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë çmimin për këtë vendim, i cili do të shoqërohet me një përgjigje të prerë nga Kina.

Tags