Dëshira e Erdoganit për të vendosur marrëdhënie me regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118734-dëshira_e_erdoganit_për_të_vendosur_marrëdhënie_me_regjimin_sionist
Pas vizitës në Katar, presidenti turk foli për vendosjen e marrëdhënieve me regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Dëshira e Erdoganit për të vendosur marrëdhënie me regjimin sionist

Pas vizitës në Katar, presidenti turk foli për vendosjen e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar përmirësimit të marrëdhënieve të vendit të tij me Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se pse nuk duhet ndjekur ky proces edhe me Izraelin. " Izraeli dhe Turqia janë të vetëdijshëm për ndjeshmëritë e njëri-tjetrit dhe ne do të ecim përpara në përputhje me rrethanat," tha Erdogan. Lidhur me deklaratën e BE-së për lirimin e biznesmenit turk Osman Kavala dhe ish-liderit të Partisë Demokratike Popullore Salahuddin Demirtas, presidenti turk tha: “Ne nuk i njohim këto vendime, i injorojmë dhe thjesht nuk na intereson". Presidenti turk vlerësoi rezultatet e vizitës së tij në Katar dhe foli për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Turqia aktualisht po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe opinioni publik turk fajëson personin e Erdoganit dhe politikat e tij për krizën. Deklaratat e presidentit turk për vendosjen e marrëdhënieve me Izraelin vijnë në një kohë kur një vendim i ngjashëm i disa vendeve arabe të rajonit, i ndërmjetësuar nga Uashingtoni, ka shkaktuar shumë kritika.