Drejtori i CIA-s: Irani dhe Rusia më thinjën
Drejtori i CIA-s pohoi se negociatat që çuan në marrëveshjen e Gjenevës me Iranin dhe puna si ambasador i SHBA në Rusi në fillim të viteve 2000 ishin aq stresuese sa flokët e tij u zbardhën.
Sipas The Wall Street Journal, drejtori i CIA-s William Burns në një intervistë duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe gjashtë vendeve të tjera për programin bërthamor të Iranit, pohoi se pjesa më e madhe e flokëve të tij janë zbardhur gjatë negociatave me iranianët, veçanërisht negociatat sekrete në vitin 2013. Burns shprehu gjithashtu shqetësime për situatën në kufirin ruso-ukrainas. Kremlini ka mohuar vazhdimisht pretendimet e burimeve perëndimore se Moska po përgatitej të sulmonte Ukrainën, duke i cilësuar akuza të tilla të pabaza. Nga ana tjetër, vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist e kanë akuzuar Iranin në vitet e fundit për ndjekjen e synimeve ushtarake në programin e tij bërthamor. Irani i ka mohuar me forcë këto akuza.