Një dron i avancuar saudit rrëzohet në veri të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118854-një_dron_i_avancuar_saudit_rrëzohet_në_veri_të_jemenit
Një dron saudit u rrëzua nga forcat e armatosura të Jemenit në provincën verilindore Marb.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2021 05:58 Europe/Tirane
  • Një dron i avancuar saudit rrëzohet në veri të Jemenit

Një dron saudit u rrëzua nga forcat e armatosura të Jemenit në provincën verilindore Marb.

Rrjeti i lajmeve Al-Masira raportoi të premten se mbrojtja ajrore e Jemenit rrëzoi një avion zbulues të avancuar të prodhimit amerikan "Eagle Scan" mbi qytetin Sarëah në provincën Marb. Disa ditë më parë, forcat jemenase rrëzuan një dron tjetër të avancuar mbi Marb. Këtë vit, ky është avioni i nëntë i këtij lloji që rrëzohet nga mbrojtja ajrore e Jemenit. Përleshjet midis ushtrisë jemenase dhe komiteteve popullore dhe forcave të koalicionit saudit në disa zona ditët e fundit janë përshkallëzuar shumë. Jemenët thonë se shkaku i shtimit të sulmeve të koalicionit saudit në Jemenin verior është disfata e koalicionit saudio-amerikan në Bregun Perëndimor dhe çlirimi i al-Hudaidah dhe besojnë se Shtetet e Bashkuara kanë humbur ekuilibrin e tyre në rajon, veçanërisht në luftën e Jemenit. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur pushtimin ushtarak të Jemenit dhe ndaj tij ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror që nga marsi i vitit 2015. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë dhe plagosur me qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë të tjerë. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite ka shkatërruar gjithashtu më shumë se 85 për qind të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.