Shitja e dronëve të prodhimit turk në Indi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118856-shitja_e_dronëve_të_prodhimit_turk_në_indi
Kompania turke Zero Dynamics dorëzon dronët e parë të shitur në Indi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 11, 2021 09:28 Europe/Tirane
  • Shitja e dronëve të prodhimit turk në Indi

Kompania turke Zero Dynamics dorëzon dronët e parë të shitur në Indi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, dronët e parë të prodhuar nga Zyrone Dynamics do t'u dorëzohen indianëve para fundit të këtij viti. Kompania i shiti 30% të aksioneve me vlerë 3.5 milionë dollarë një kompanie indiane në një kontratë të nënshkruar në Ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Industrisë së Mbrojtjes Turke (IDEF 2021).Eksportet e dronëve të prodhuar nga Turqia në Indi do të vazhdojnë në vitin 2022 dhe pritet që vitin e ardhshëm në këtë vend të eksportohen rreth 100 dronë. Raportet e publikuara nuk përmendin përdorimin e dronëve të shitur në Indi, për qëllime ushtarake apo civile. Përdorimi i dronëve të prodhimit turk nga ushtria e Republikës së Azerbajxhanit kundër Armenisë ngjalli kritika të shumta kundër Turqisë. Së fundmi, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi përdorimin e dronëve të prodhimit turk nga Ukraina.