Kina ndërton sistemin kuantum satelitor si mburojë mbrojtës
Pekini duke krijuar një sistem kuantum satelitor, synon të krijojë një mbrojtje për rrjetin e transferimit të energjisë elektrik të Kinës përball sulmeve kibernetike.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat e Kinës kanë raportuar se Kina e cila posedon rrjetin më të madh kombëtar të energjisë në botë dhe si një ekonomi në zhvillim e sipër varët në masë shumë të madhe nga energjia, e ka vlerësuar këtë kërcënim dhe synon të krijojë një rrjet kuantumi në hapësirë me qëllim që të mbrojë rrjetin e energjisë elektrike përball sulmeve kibernetike.
Mediat kineze kanë shkruar se Kina ka krijuar satelitin e parë kuantumi në botë dhe infrastrukturat jetike të saj tokësore ia ka lidhur me teknologjinë kuantum të dislokuar në hapësirë. Për shkak të shpenzimeve më të larta në krahasim me sistemin e fibrës së dritës, Kina e përdor satelitin Mozi si satelitin e parë kuantum në botë për të krijuar një sistem me shpenzime më të ulëta dhe për të rezistuar më shumë përball rreziqeve. Me anë të këtij sateliti krijohet edhe rrjeti i nevojshëm për kodimin e të dhënave të cilat në bazë të ligjeve të fizikës nuk mund të dëmtohen me sulme kibernetike.