Trump: Netanjahu nuk donte kurrë paqe me palestinezët
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një tjetër sulm verbal ndaj ish aleatit të tij të ngushtë, Benjamin Netanjahu, duke thënë se ish-kryeministri izraelit nuk donte të bënte paqe me palestinezët.
Ai i bëri komentet në një seri intervistash me gazetarin izraelit Barak Ravid për një libër të ardhshëm, fragmentet e të cilit u publikuan të shtunën. Në komentet e regjistruara të transmetuara nga Channel 12 i Izraelit, Trump pretendoi se kur erdhi në detyrë, ai i kishte kërkuar Netanjahut hapa drejt zbutjes me palestinezët, duke ngritur mundësinë e një ngrirjeje të ndërtimit të vendbanimeve sioniste në Bregun Perëndimor të pushtuar, por kryeministri izraelit shpesh e përbuzte. "Bibi nuk donte të bënte një marrëveshje," tha ai, duke përdorur pseudonimin e Netanjahut. “Unë nuk mendoj se Bibi ka dashur ndonjëherë të bëjë paqe. Mendoj se ai thjesht na përbuzte… ‘Jo, jo, duam, duam’… Por mendoj se Bibi nuk donte të bënte paqe. Nuk e bëri kurrë.” “Tani nuk e di nëse ai nuk donte ta bënte atë për arsye politike, apo për arsye të tjera. Do të doja që ai të kishte thënë se nuk donte të bënte një marrëveshje, në vend të mashtrimeve. Sepse shumë njerëz i kushtuan shumë punë. Por nuk mendoj se Bibi do të kishte bërë ndonjëherë një marrëveshje. Ky është mendimi im”, shtoi Trump.