Shembet magazina e Amazon në Illinois me 6 të vdekur
(last modified Mon, 13 Dec 2021 08:14:16 GMT )
Dhjetor 13, 2021 09:14 Europe/Tirane
  • Shembet magazina e Amazon në Illinois me 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga një stuhi që shkaktoi katastrofë në një magazinë të Amazon në Edwardsville, Illinois.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Guvernatori i Illinois Jay Robert Pritzker njoftoi: “Më vjen shumë keq të njoftoj se gjashtë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur dhe po trajtohet në spital pas shembjes së magazinës së Amazon”. Guvernatori i Illinois shtoi: "Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në zonë vazhdojnë ". Fox News kishte raportuar më parë se midis 50 dhe 100 njerëz ishin në magazinë në kohën e stuhisë. Më shumë se 80 njerëz, 70 prej tyre nga Kentaki, u vranë në një stuhi që përfshiu shtetet amerikane të Kentakit, Tenesit, Ilinoisit dhe Arkansasit, njoftoi agjencia e lajmeve Tass. Tornado gjithashtu ndërpreu energjinë për më shumë se 200,000 njerëz në Tenesi dhe Kentaki. Më herët, mediat amerikane raportuan se të paktën dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën nga stuhia në një azil pleqsh në Monte, Arkansas.

Tags