Blinken: Diplomacia me Iranin është opsioni më i mirë
Sekretari amerikan i shtetit gjatë një deklarate duke e paraqitur fajtor Iranin, pretendoi se pavarësisht kësaj se prioritet i Uashingtonit përball Teheranit është opsioni i diplomacisë, koha po mbaron.
Kanali televiziv Al-Jazira njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ka paraqitur pretendime të reja në lidhje me bisedimet aktuale me Iranin në Vjenë me shtetet e Grupit 4+1.
Blinken në lidhje me këtë dhe pa vë në dukje se Irani nuk e konsideron Amerikën palë negociatore në bisedimet e Vjenës, ka thënë: "Amerika do të vazhdojë qasjen diplomatike me Iranin, për arsye se ky është opsioni më i mirë".
Blinken gjithashtu në kuadër të propagandës mediale perëndimore me në krye Amerikën në lidhje me bisedimet në Vjenë dhe duke e konsideruar fajtor Iranin, shtoi: "Koha po mbaron dhe Irani akoma nuk ka hyrë në negociatat serioze në lidhje me dosjen atomike. Kjo çështje po e humbë kohën për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore".
Vlen të theksohet se pretendimet dhe deklaratat e funksionarëve perëndimore sidomos të atyre amerikanë dhe të tre shteteve evropiane në mediat e tyre është në kundërshtim të plotë me atë çfarë po ndodhë në tryezën e bisedimeve në Vjenë. Perëndimi këtë taktikë sabotuese e ka filluar edhe para fillimit të këtij raundi të negociatave në Vjenë dhe në këtë mënyrë po mundohet të paraqesë të errët atmosferën e negociatave me qëllim që të fitojë më shumë privilegje se sa ajo çfarë është përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Kjo është në kohën kur Mikhail Olyanov, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë i cili përfaqëson Rusinë në bisedimet e Vjenës, është shprehur i çuditur nga atmosfera dhe diskursi i paqartë dhe i errët që po paraqesin mediat perëndimore në lidhje me negociatat e Vjenës. Olyanov në një mesazh në Tvitter ka njoftuar për përpjekjet e negociatorëve për reduktimin e mosmarrëveshjeve dhe për të çuar përpara procesin e bisedimeve.