Trump pohon se Netanjahu kurrë nuk ka dëshiruar paqe me palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119050-trump_pohon_se_netanjahu_kurrë_nuk_ka_dëshiruar_paqe_me_palestinezët
Ish-presidenti amerikan i ka pohuar se ish-kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu gjatë 12 viteve të udhëheqjes së qeverisë izraelite, kurrë nuk ka dëshiruar paqe me palestinezët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2021 12:16 Europe/Tirane
  • Trump pohon se Netanjahu kurrë nuk ka dëshiruar paqe me palestinezët

Ish-presidenti amerikan i ka pohuar se ish-kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu gjatë 12 viteve të udhëheqjes së qeverisë izraelite, kurrë nuk ka dëshiruar paqe me palestinezët.

Donald Trump në një intervistë me faqen informative amerikane-sioniste "Oxius", ka thënë: "Nuk mendoj se Netanjahu të ketë synuar ndonjëherë vendosjen e paqes. E gjitha jeta ime ishte një pazarllëk, prandaj pas tre minutave të bisedës me Netanjahun, e kam kuptuar se ai kurrë nuk dëshironte të bënte paqe me palestinezët. Në lidhje me Mahmud Abas, duhet thënë se ai ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte gati si një baba dhe nuk mund të bëhej më i mirë se kaq. Mendoj se Mahmud Abas kishte më shumë interesim për marrëveshje se sa Netanjahu".

Më parë është publikuar pjesa e parë e intervistës së Oxius me Trump i cili në atë pjesë e ka quajtur Netanjahun si një individë i pabesë. Arsye e këtyre deklaratave të Trump ndaj ish-kryeministrit izraelit ishte kjo që Netanjahu ishte nxituar ta urojë Joe Biden për zgjedhjen president i Amerikës. Ish-presidenti amerikan ka thënë: "Personi i parë që e ka uruar Joe Biden ishte Netanjahu, një person ky për të cilin unë kam bërë më shumë përpjekje se çdo kush tjetër. Netanjahu mund të qëndronte i heshtur. Ai ka bërë një gabim shumë të madh".

Vlen të theksohet se Trump ka bërë shërbime shumë të mëdha për sionistët, ka njohur Jerusalemin për kryeqytet të regjimit sionist, qytet ky që në bazë të ligjeve ndërkombëtare është qytet i pushtuar dhe kryeqytet i Palestinës. Trump gjithashtu ka mbyllur konsullatën e Amerikës për palestinezët në Kodsin e shenjtë, ka transferuar ambasadën e Amerikës në Jerusalem, ka ndërprerë marrëdhëniet me Autoritetin Autonom të Palestinës dhe ka mbyllur zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Amerikë.