Putin: NATO të mos i afrohet Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119116-putin_nato_të_mos_i_afrohet_rusisë
Presidenti rus e bëri të qartë se nevojiten bisedime të menjëhershme me vendet perëndimore për të parandaluar zgjerimin e NATO-s në lindje, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo kërkesë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Putin: NATO të mos i afrohet Rusisë

Presidenti rus e bëri të qartë se nevojiten bisedime të menjëhershme me vendet perëndimore për të parandaluar zgjerimin e NATO-s në lindje, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo kërkesë.

Në një telefonatë të zhvilluar të mërkurë me kreun e Elizesë, Emmanuel Macron, Putin theksoi rëndësinë e nisjes së menjëhershme të negociatave ndërkombëtare për të zhvilluar garanci të vendosura ligjërisht të cilat të parandalojnë çdo zgjerim të mëtejshëm të aleancës në lindje si dhe vendosjen e armëve në shtetet fqinje, kryesisht në Ukrainë, që kërcënojnë Rusinë. Shefi i Kremlinit bëri një kërkesë të ngjashme gjatë bisedimeve virtuale me presidentin e SHBA-së Joe Biden javën e kaluar si dhe në një telefonatë me kryeministrin britanik Boris Johnson të hënën. Ai po kështu e akuzoi gjithashtu udhëheqjen ukrainase se po përdor gjithnjë e më shumë “armatime të rënda e dronë luftarakë” kundër rebelëve pro-rusë në rajonet lindore të vendit. Komentet e tij vijnë pasi Perëndimi e ka akuzuar për javë të tëra Rusinë se po planifikon pushtimin e fqinjit të saj më të vogël dhe se ka grumbulluar  dhjetëra mijëra trupa në kufi.