Londra, vatër e madhe e infektimit
“Omicron” është shndërruar në virusin dominues në kryeqytetin britanik, pasi shtrimet në spitale me të infektuar me këtë variant janë rritur me 50 përqind, që kur ky variant i Covid-it u shfaq për herë të parë, më 24 nëntor.
Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Londër Prof. Kevin Fenton, të dhënat sugjerojnë se “Omicron” përbën një ndër dy infeksionet e reja në kryeqytet. Shtrimet në spitale janë dyfishuar thuajse çdo ditë, ndërkohë vdekjet janë stabile dhe do duhet të kalojë deri një muaj kur fatalitetet të fillojnë të shtohen për shkak të kohës kur gjendja përkeqësohet. Në rang kombëtar “Omicron” përbën një ndër pesë rastet me Covid dhe mendohet se do e kalojë “Deltën” në periudhën e Vitit të Ri. Kjo situatë ka bërë që shtypi britanik të njoftojë për mundësinë e kufizimeve të reja në ditët në vazhdim kur mendohet se infektimet mund të shkojnë deri ne 200 mijë çdo ditë dhe lokalet dhe restorantet mund të mbyllen pasi stafet do jenë të prekur nga virusi që po përhapet me ritme astronomike. Mendohet se udhëtimet ndërkombëtare janë shkaku i përhapjes kaq të madhe të këtij virusi në Londër, një nga qendrat më të mëdha në botë të transportit ajror.