Presidenti ukrainas kërkon ashpërsimin e qëndrimit të NATO-s ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119170-presidenti_ukrainas_kërkon_ashpërsimin_e_qëndrimit_të_nato_s_ndaj_rusisë
Presidenti ukrainas Volodimir Zelinsky pretendoi të enjten se anëtarët evropianë të NATO-s do të ishin në rrezik nëse Rusia pushton vendin e tij. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Presidenti ukrainas kërkon ashpërsimin e qëndrimit të NATO-s ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelinsky pretendoi të enjten se anëtarët evropianë të NATO-s do të ishin në rrezik nëse Rusia pushton vendin e tij. 

Ai tha se NATO nuk ka ndonjë detyrim ndaj Ukrainës por përsëriti pretendimin e tij se Rusia mund të sulmojë dhe shtoi: "Nëse ushtria jonë nuk mund të rezistojë", do të ishte detyra e NATO-s të kundërshtojë sulmin rus, i cili mund të rrezikojë një numër anëtarësh të aleancës prandaj duhet të veprohet". Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelinsky komentuan këtë të enjte në Bruksel përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë. Ai shtoi: "Në konceptin e deritanishëm strategjik i referohemi Rusisë si partner strategjik. Por kemi parë kohët e fundit veprime më agresive. E kemi parë Rusinë në pushtojë fqinjët, të aneksojë ilegalisht Krimenë dhe të destabilizojë Ukrainën lindore. Ajo çfarë po ndodh tani në Krimenë e pushtuar dhe në Donbas si dhe në kufijtë e Ukrainës dhe në Detin e zi dhe Azov duhet të konsiderohet një kombinim i elementëve hibridë që Rusia përdor për të shantazhuar shtetin tonë. BE na mbështet por të gjithë e kuptojnë se çmimi do të jetë tepër i lartë. Asnjë nuk kupton kostot njerëzore, pra sa jetë do humbin në rast të një pushtimi. Asnjë nuk e do atë”, thaVolodimir Zelinsky . Kriza Rusi-Ukrainë është një ndër temat kryesore të samitit të liderëve në Bruksel. Ndërsa një ditë më parë edhe një grup ligjvënësish amerikanë të sapo kthyer nga Ukraina i rekomanduan shtëpisë së bardhë që të dërgojë sa më shpejt armë pasi kërcënimet nuk po funksionojnë që të sprapsin Rusinë.