Rusia mirëpret marrëveshjen mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119198-rusia_mirëpret_marrëveshjen_mes_iranit_dhe_agjencisë_ndërkombëtare_të_energjisë_atomike
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse në një deklaratë zyrtare përshëndeti marrëveshjen midis Republikës Islamike të Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për inspektimet në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2021 05:15 Europe/Tirane
  • Rusia mirëpret marrëveshjen mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse në një deklaratë zyrtare përshëndeti marrëveshjen midis Republikës Islamike të Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për inspektimet në Iran.

Sipas IRNA, Maria Zakharova, në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse, shtoi se Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, më 15 dhjetor, arriti një marrëveshje midis Iranit dhe IAEA për disa çështje përkatëse. Ai i raportoi Bordit të Guvernatorëve mbi aktivitetet e inspektimit të organizatës në Iran.   Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse vazhdoi duke thënë se akordi, përfshin vazhdimin e bashkëpunimit për çështjet e garancive dhe masave mbrojtëse dhe shkëmbimin e informacionit dhe kontakteve të ekspertëve në këtë çështje, si dhe videokamerat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për mbikëqyrjen e qendrës së prodhimit të centrifugave në Karaj të cilat i janë dhënë Iranit.  Ajo shpjegoi se të gjitha këto masa do të merren në datën e dakorduar.  Zakharova shtoi:  Moska mbështet frymën reciproke të Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të vazhduar bashkëpunimin brenda kornizës së Marrëveshjes së Masave Mbrojtëse dhe në përputhje me kushtet e marrëvehjes bërthamore dhe dispozitat e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse në një deklaratë tha: Lajmi i mirë tani është se më shumë se kurrë, është e rëndësishme të mobilizohet procesi i negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, i cili rifilloi në Vjenë më 29 nëntor.  Ajo vazhdoi:  Shpresojmë që me bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve të interesuara dhe me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, problemet në zbatimin e dispozitave të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 do të zgjidhen dhe tensionet për programin bërthamor të Iranit do të ulen.