Rusia zyrtarisht deklaron daljen nga Pakti për Qiejt e Hapur
Rusia sot (të shtunën) në mënyrë zyrtare ka ndërprerë pjesëmarrjen e saj në Paktin për Qiejt e Hapur.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Moska ka marrë vendim të dalë nga Pakti për Qiejt e Hapur pasi që aleatët evropianë të Uashingtonit nuk kanë pranuar t’i japin garanci palës ruse që nuk do të transferojnë të dhënat e mbledhura gjatë fluturimeve mbi territorin e Rusisë në Uashington.
Pakti për Qiejt e Hapur është nënshkruar në vitin 1992 dhe është shndërruar në një prej veprimeve për mirëbesim në Evropë pas përfundimit të luftës së ftohtë. Pakti për Qiejt e Hapur ka filluar të zbatohet që nga viti 2002 dhe i lejonte vendet anëtare që në mënyrë të hapur të mbledhin informacione në lidhje me dislokimin e forcave dhe aktiviteteve ushtarake të njëri-tjetrit. Deri kohëve të fundit 34 vende kanë qenë anëtare të këtij pakti.
Në muajin maj të vitit të kaluar, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Amerika do të dalë nga Pakti për Qiejt e Hapur dhe në nëntor të vitit 2020 Uashingtoni zyrtarisht deklaroi daljen e SHBA-ve nga ky pak.