Dhjetra të vrarë dhe të plagosur gjatë protestave në Sudan
(last modified Mon, 20 Dec 2021 07:31:02 GMT )
Dhjetor 20, 2021 08:31 Europe/Tirane
  • Dhjetra të vrarë dhe të plagosur gjatë protestave në Sudan

Burimet sudaneze raportuan se më shumë se 200 njerëz u vranë dhe u plagosën në protestat e kundërshtarëve të grushtit të shtetit në vend.

Sipas Sky Neës, "Sindikata e Mjekëve Sudanezë" njoftoi: Të paktën një protestues u vra dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën kur forcat sudaneze të sigurisë shpërndanë me dhjetëra mijëra protestues rreth pallatit presidencial në Khartoum dhe pjesë të tjera të vendit. Një anëtar i sindikatës i tha Sky Neës se: Një numër protestuesish u qëlluan drejtpërdrejt në kokë, këmbë dhe gjoks dhe shumë prej tyre u goditën me gaz lotsjellës.  Ai tha: Në një numër spitalesh në Khartoum ka disa njerëz në gjendje kritike. Të dielën pasdite, mijëra protestues sudanezë marshuan pranë pallatit presidencial në qendër të kryeqytetit, megjithë praninë e lartë të forcave  të sigurisë, mbylljen e urave kryesore dhe përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës dhe municionit të vërtetë. Demonstruesit përpara pallatit brohoritën parulla që bënin thirrje për sundim e një qeverie civile dhe hakmarrje për vrasjet e qindra protestuesve. Protestat u zhvilluan të dielën, në përvjetorin e tretë të revolucionit të dhjetorit 2018, në shenjë proteste ndaj grushtit të shtetit në Khartoum, kryeqyteti sudanez. Demonstrata u mbajt në përgjigje të një thirrjeje nga partitë politike sudaneze pasi forcat e sigurisë bllokuan të gjitha rrugët, hyrjet dhe daljet e qytetit të Khartoumit.  Kryeministri sudanez Abdullah Hamdouk u rrëmbye dhe u vendos në arrest shtëpiak pas një grusht shteti ushtarak më 25 tetorit në Sudan;  Por pas kësaj, kreu i këshillit qeverisës sudanez, Abdel Fattah al-Burhan, nënshkroi një marrëveshje politike prej 14 pikash me Hamdouk, nëpërmjet të cilit ai u lirua nga arresti shtëpiak.  Partitë politike dhe civile e kundërshtuan marrëveshjen, duke e quajtur atë një "përpjekje për të legjitimuar grushtin e shtetit" dhe u zotuan të vazhdojnë protestat deri në sundimin e plotë të një qeverie civile.

Tags