Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë
(last modified Mon, 20 Dec 2021 18:53:53 GMT )
Dhjetor 20, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

Rusia ka thënë më 20 dhjetor se do të dëbojë dy diplomatë gjermanë nga Moska si shenjë hakmarrjeje ndaj një vendimi të ngjashëm të Berlinit.

Autoritetet gjermane kanë dëbuar dy diplomatë ditë më parë pasi një gjykatë në Berlin ka dënuar një rus për të shtëna fatale me armë zjarre ndaj një ish-militanti çeçen më 2019 në Berlin, nën urdhrat e Moskës. Ministri i Jashtëm rus tha sot se Moska mohon kategorikisht ato që i quan "akuza të pabaza dhe të shkëputura nga realiteti".  “Ambasadori gjerman është informuar për shpalljen e dy diplomatëve të Ambasadës gjermane në Rusi si ‘persona të padëshiruar’ në përputhje me vendimin e Qeverisë Ruse”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë më 20 dhjetor. Ministria e Jashtme gjermane ka thënë pas vendimit rus për dëbime se nuk është befasuar dhe se ky vendim shton tensionet në marrëdhëniet bilaterale.

 

Tags