Putin: Raketa në kufi me SHBA-në e Kanadanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119602-putin_raketa_në_kufi_me_shba_në_e_kanadanë
Në konferencën vjetore me median, Vladimir Putin e humbi durimin kur u pyet për agresionin rus mbi Ukrainën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 24, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Putin: Raketa në kufi me SHBA-në e Kanadanë

Në konferencën vjetore me median, Vladimir Putin e humbi durimin kur u pyet për agresionin rus mbi Ukrainën.

Kur një reporter i Sky News kërkoi të dinte nëse Moska do të jepte garanci sigurie e të premtojë se nuk do ta sulmojë fqinjin e saj, shefi i Kremlinit u përgjigj i nxehur: “Ju kërkoni garanci prej nesh? Jeni ju që duhet të na jepni ne garanci. Tani menjëherë, dhe të mos e përmendni më për dekada me radhë”. Ai akuzoi NATO-n si agresorin e vërtetë e tha se Moska po tërhiqet në një konflikt, të cilin nuk e kërkoi vetë. “Ata na gënjyen, na mashtruan. Pesë valë zgjerimi të NATO-s dhe përpos kësaj, ishin dhe gjithmonë janë të “shqetësuar”. Si do ndiheshit ju po të vendosnim ne raketa në kufirin e SHBA-së dhe Kanadasë? Apo në Meksikë? “, shtoi ai dukshëm i acaruar. Putin kujtoi se përpara luftës meksikano-amerikane, Kalifornia ka qenë pjesë e Meksikës. “Po Teksasi? E harruan atë? Kujtojnë Krimenë. Ndërkohë edhe ne nuk po e kujtojmë se kush e krijoi Ukrainën- Vladimir Iliç Lenini, i cili krijoi Bashkimin Sovjetik”, u shpreh Putin.