Trudeau pranon dobësinë e vendeve perëndimore ndaj Kinës
Kryeministri i Kanadasë tha se vendet perëndimore në vend që të luajnë lojëra kundër njëri-tjetrit duhet të formojnë një front të bashkuar kundër Kinës për të parandaluar Pekinin nga abuzimi me interesat tregtare.
Në një intervistë për Global TV, Justin Trudeau tha: Vendet perëndimore po vihen në lojë nga Kina teksa ata konkurrojnë për mundësi ekonomike. Trudeau shtoi: Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe të ndërtojmë një aleancë të fortë në mënyrë që Kina të mos na vendosë kundër njëri-tjetrit. Marrëdhëniet kinezoo-kanadeze janë tensionuar që nga viti 2018 pas arrestimit nga Otava të shefit ekzekutiv të Huawei, Meng Wangzhou dhe përpjekjes së tij për ta ekstraduar atë në Shtetet e Bashkuara për anashkalimin e sanksioneve kundër Iranit. Wangzhou ra dakord me prokurorët amerikanë për t'i dhënë fund ekstradimit në shtator dhe dy kanadezë u liruan nga Kina disa orë pas marrëveshjes. Para arrestimit të Wangzhou, qëndrimi kritik i Kanadasë për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë zemëroi Pekinin, gjë e cila pengoi procesin e pajtimit midis dy palëve. Në fillim të këtij muaji, Kanadaja njoftoi se do t'i bashkohej aleatëve të saj në bojkotimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në shkurt për t'i dërguar një mesazh Kinës në lidhje me të dosjen e saj të të drejtave të njeriut.