Spitalet në Amerikë po përballen me mungesë të shtretërve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119708-spitalet_në_amerikë_po_përballen_me_mungesë_të_shtretërve
Njëkohësisht me përhapjen në përmasa të gjera të variantit të ri Omicron anë e mbanë Amerikës, spitalet e këtij vendi janë mbushur me pacientë të infektuar dhe në shtetin Ohio spitalet po përballen me mungesë të shtretërve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2021 12:05 Europe/Tirane
  • Spitalet në Amerikë po përballen me mungesë të shtretërve

Njëkohësisht me përhapjen në përmasa të gjera të variantit të ri Omicron anë e mbanë Amerikës, spitalet e këtij vendi janë mbushur me pacientë të infektuar dhe në shtetin Ohio spitalet po përballen me mungesë të shtretërve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se punonjësit e sektorit të shëndetësisë në Amerikë së fundi kanë publikuar një njoftim një faqesh në gazetën amerikane "New York Times" në të cilën kanë kërkuar nga amerikanët e pavaksinuar që të vaksinohen. Mesazhi i punonjësve të sektorit të shëndetësisë në Amerikë për personat të cilët nuk pranojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19, është vetëm një fjalë: "Ndihmë!"

Që nga koha kur vaksinat e para në Amerikë kanë filluar t'i jepen qytetarëve, kundërshtimi i vaksinës nga dyshimi dhe kujdesi që ishte në fillim tani është shndërruar gati në një parim i bindjes për më shumë se 39 milionë amerikanë të moshës së rritur të cilët deri më tani nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.